TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave dhe paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka ardhur reagimi i Petrit Vasilit.
Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Sandër Lleshin në Kuvend.
“Kryeministri që nuk vuri kujen se Shqipëria u mbyt me drogë dhe u pagëzua si Kolumbia e Europës, apo që është vendi i pare në Europë për emigrimin e fëmijëve, apo që u rikthye në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para,” shkruan Vasili.
Statusi i plotë:
Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.
Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.
Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi.
Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.TPZ.AL.