TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme i shoqëruar nga Sandër Lleshi, i cili është emëruar zv. Ministër i Brendshëm, por do të marrë kompetencat e ministrit.
Mësohet se ish Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të takohet me stafin dhe do të largohet nga Ministria.
Pritet që të bëhet edhe prezantimi i zotit Lleshi nga kryeministri Rama.
Ministria e Brendshme, mbetet pa titullar, pas refuzimit të Presidentit Meta, për të dekretuar Lleshin. Ky refuzim i Metës ka krijuar edhe një përplasje institucionale mes presidentit dhe kryeministrit.
Rama, në një fjalim nga salla e Kuvendit, e ka quajtur absurd refuzimin e Metës për të dekretuar Lleshin dhe një vendim në shkelje të Kushtetutës.
Presidenti, ende nuk i ka bërë publike arsyet për mosdekretimin e Lleshit, por ka shprehur gadishmërinë për të dhënë sqarime, në një mbledhje me dyer të mbyllura.
/TPZ.AL/