LIFESTYLE, 5 Mars 2018, 13:46

Mediat botërore shkrim për (zh)veshjen e Bleona Qeretit: Shokuese!

Mendojmë që tani e kuptuam filozofinë që Bleona Qereti ndjek në çdo tapet të kuq.

Nuk është e rëndësishme se çfarë flitet për të, e rëndësishme është që flitet. Bukuroshja shqiptare ishte e ftuat në ‘afterparty-in’ e organizuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2018, organizuar nga Venity Fair dhe tërhoqi një vëmendje jo pak të madhe me veshjen: me një fustan me rrjetë me gurë të çmuar dhe totalisht e zhveshur në pjesën e sipërme.

Mediat botërore, si Daily Mail, Ekspress.UK ku nuk kanë nguruar që t’i dedikojnë një shkrim këngëtares, duke e etiketuar si “shqiptarja e paturpshme”.

“Party i Vanity Fair u “trondit” kur një aktore (ata nuk e dinë që Bleona është këngëtare) parakaloi në tapetin e kuq, pothuajse e zhveshur, pa sutjena duke ekspozuar gjoksin e saj. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Hollywood arriti të shmangte skandale të tilla, por party i Vanity Fair, jo. Një nga mysafiret e pranishme kishte zgjedhur një veshje që i linte shumë pak vend imagjinatës”, shkruan Ekspress.uk.