AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 16:31

Me shpejtësi mbi 160 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, policia gjobit 102 drejtues mjetesh dhe pezullon 25 patenta

Me shpejtësi mbi 160 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë,

Në javën që lamë pas, vetëm në akset rrugore Kavajë-Rrogozhinë dhe Kavajë-Durrës janë gjobitur 102 shoferë të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia rrugore, janë konstatuar makina që lëviznin me shpejtësi mbi 167km/h.

Policia ka pezulluar 25 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe ka aplikuar gjoba të shumta.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.

Si rezulatat i kontrollleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

Gjithashtu janë vendosur 102 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.