AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 14:45

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për 2020, Yuri Kim: Me rregulla të qarta e gjykata të pastra, më shumë investime dhe prosperitet për shqiptarët

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për 2020, Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar Indeksin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020 që shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare që nga 2012.

Kryediplomatja amerikane thotë se, ekziston një lidhje e drejtpërdrejë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1435577307645845505?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435577307645845505%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Findeksi-i-dhomes-amerikane-te-tregtise-per-2020-ambasadorja-e-shba-me-rregulla-te-qarta-e-gjykata-te-pastra-me-shume-investime-dhe-prosperitet-per-shqiptaret%2F