AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 13:48

U fut në ujë për të shpëtuar një kameraman, humb jetën ministri në Rusi

U fut në ujë për të shpëtuar një kameraman, humb

Ministri rus i Emergjencave, Yevgeny Zinichev ka humbur jetën e tij në tentativë për t’i shpëtuar jetën një kameramani.

Teksa po zhvilloheshin xhirimet e një stërvitjeje ushtarake në Arktik dhe po qëndronte në një parvaz me një kameraman i cili papritur rrëshqiti dhe ra në ujë.

Zinichev menjëherë u hodh në ujë për ta shpëtuar, por u përplas me një shkëmb të ngritur. Të dy nuk ia dolën.

“Zinichev vdiq në mënyrë tragjike gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare gjatë stërvitjeve ndër-departamentale për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, për të shpëtuar jetën e dikujt,” – njoftoi Ministria.

Ai shërbente si ministër në kabinetin e Putin prej vitit 2018.