TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët, pas dy dozave, mund të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian.
Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësorë nr 1 në Tiranë.
“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, thotë Rama.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet që pasaporta të njihet jo vetëm për kalimin e kufirit, por edhe për shërbime të tjera.
“Sa i përket pasaportës së gjelbër, ne kemi përfunduar proceduar me BE për të integruar sistemit, në mënyrë që jo vetëm kalimi i kufirit, por edhe shërbimet të njihen në Evropë”, u shpreh Manastirliu.
Po ashtu Rama thotë se “Kontrolli Mjekësor Bazë, është një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid.''