TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri.
Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorrilla”.
Sipas gazetarit, fara e është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.
Duke folur në studion e lajmeve në ABC, lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gram për bimë. Sipas gazetarit çmimi i një kilogram kanabis “Gorilla” shkon në 4500 euro.
Artan Hoxha: Në rastin konkret ata janë profesionistë. Në ambiente të hapura.
Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë.
Është për treg Europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri.