AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 16:16

Shkrumbohet banesa në Maliq

Shkrumbohet banesa në Maliq

Një banesë në Maliq është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drithas dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Arif Myftarago, i cili jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike por ekspertiza do jetë ajo që do ta përcaktojë saktësisht shkakun.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët e duke shpëtuar pa dëmtime të zotin e banesës. Policia po heton për ngjarjen.