TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Neritan Liçaj një nga të ashtuquajtuajtit, qëndrestarët e kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar për Fax News se është kërcënuar me pushim nga puna si aktor.
Ai sqaron shkurtimisht se po përgatiten letrat për pushimin e tij nga puna dhe lidhur me informacionin se ku bazohet, Liçaj shprehet se e ka nga burime të ngushta brenda kryeministrisë.
Ndërkohë me sa duket, kjo vjen edhe për shkak të angazhimit të tij në qëndresën prej rreth dy vitesh në mbrojjtje të Teatriot Kombëtar ku qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë këmbëngulur të ndërtohet një godinë e re. Liçaj është një nga kundërshtarët më të flaktë të mos lejimit të ndërtimit të Teatrit të ri në traullin e të vjetrit, kjo edhe për faktin se artistët pretendojnë se kjo bëhet në sajë të një afere të pastër korruptive ku kompania “Fusha SHPK” që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj godine, ka për qëllim të ndërtojë në zonën përreth kulla shumëkatëshe.