TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjithmonë mund të kesh besim te “Gucci” për të kaluar kufijtë e imagjinatës dhe për të sjellë një sfilatë të pabesueshme. Por Alessandro Michele, e çoi atë në një tjetër nivel, ndërsa prezantoi koleksionin e vjeshtës 2018.
Dragonj të vegjël, koka njerëzish si aksesor dhe maska fytyre: këto ishin disa nga detajet kryesore të sfilatës.
Pasarela ishte kthyer në një sallë operacioni, ndërsa marka e përshkroi kështu:
“Koncepti reflekton punën e një dizajnuesi, procesin e prerjes, qepjes dhe rindërtimit të materialeve, për të krijuar një personalitet dhe identitet të ri të tyre. Materialet e përdorura janë tipike të një dhome operacioni dhe ambientit përreth saj: Plasmas në mure dhe dysheme, dalje emergjence, llamba LED dhe karrige plastike, si ato në dhomën e pritjes”.
Duke e përkthyer këtë temën në koleksion, modelet u shfaqën duke mbajtur gjëra të çuditshme në duar, si koka njerëzish, dragonj të vegjël apo hardhuca.
[gallery ids="73425,73426,73429,73432,73433,73434,73435,73436,73437,73438,73439,73428"]