AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 16:22

Me armë pa leje dhe kanabis, arrestohet 24-vjeçari në Itali

Me armë pa leje dhe kanabis, arrestohet 24-vjeçari në Itali

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të paligjshëm të një armë.

Shqiptari me inciale H.M., u përpoq që t’i largohej policisë por u kap pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në një fshat pranë Altamuras.

Gjatë kontrollit në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet arma tip Beretta 7.65 dhe një sasi e vogël kanabisi.

Pasi u arrestua nga policia i riu shqiptar u transferua në burgun e Materas, ku edhe do të presë datën kur do të dali para gjykatësve për t’u përballur me dënimin.