TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse shkuan si çdo herë të laheshin të tre sëbashku, Danieli, nuk mundi të dilte prej liqenit, ndërsa gjeti vdekjen tragjikisht. Të tronditur për ngjarjen e rëndë, dy vogëlushët thanë se shoku i tyre ishte zhytur në ujë, pasi kishte rrëshqitur në barishte dhe më pas nuk e kishin parë më.
“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë. Sakaq, palombarët pas kërkimeve bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit, banues në Shkozë.