TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumica e të kthyerve nuk kanë dhënë asnjë informacion për policinë në lidhje me eksperiencën e tyre në këto vende. Ata mbajnë një profil të ulët, duke mos komunikuar në grupet e besimtarëve për të treguar se ku kanë qenë dhe çfarë kanë bërë, ç’ka e bën aktivitetin e tyre të dyshimtë për policinë dhe institucionet ligjzbatuese.
Për këtë arsye është hartuar Plani i Veprimit Ndërinstitucional për pritjen dhe trajtimin e shtetasve shqiptarë gjatë kthimit nga vendet në konflikt. Bazuar këtij Plani që pritet të miratohet nga Qeveria, shumë Ministri dhe institucione të varësisë së tyre, marrin detyra konkrete lidhur me fazat e ndryshme të evidentimit të shtetasve shqiptare që kthehen nga Siria dhe Iraku, deri në masat për rintegrimin e tyre në shoqëri dhe penalizimit nga Shërbimet ligj zbatuese në rastet e vërtetimit të aktivitetit kriminal të tyre. Strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, do të kenë për detyrë monitorimin e shtetasve të kthyer me risk nga vendet në konflikt dhe vende të tjera, evidentimin dhe kontrollin e aktivitetit të gjithë individëve apo grupeve me prirje të theksuara radikale ekstremiste që mund të çojnë në terrorizëm, shtetas shqiptar apo të huaj. Përveç planit ndër institucional, policia e shtetit shkëmben në kohë reale informacion dhe me vendet e rajonit në lidhje me rezultatet e përfituara nga vëzhgimi i shtetasve të kthyer nga zonat në konflikt./BW/