TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rende eshte shenuar kete te marte, ku një fëmijë eshte mbytur në liqenin e Farkës.
Ai thuhet se eshte 12 vjec dhe kishte hyre ne liqen per t’u lare me shoket. Fëmija i mbytur ka inicialet D. D, konfirmuan burimet e policise. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.
Nga informacionet ne vendngjarje behet me dije se viktima, nxenes ne klasën e gjashtë ishte hedhur nga pjesa e digës, por në rrethana ende misterioze nuk kishte mundur të dilte në sipërfaqe. Nje djale i ri i gjendur aty eshte hedhur në liqen për ta shpëtuar, por nuk ka mundur dot ta gjejë atë.
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.