TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka sekuestruar 671 kg kanabis në Karaburun dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas me emrin Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Orikum.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.
Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ''Karaburuni'', në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
B. N, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunin'', parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal
/TPZ.AL/
