TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar të Napolit, ka folur për “Radio Crc”, ku ka dhënë mendimin e tij për Elseid Hysajn.
Sipas tij, e ardhmja e mbrojtësit kuqezi është e lidhur me trajnerin Maurizio Sarri.
Në fakt, Hysaj kërkohet nga disa klube, por nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndonjë ofertë zyrtare.
"Elsi ka një klauzolë prej 50 milion eurosh dhe i vetmi kampionat në Europë që mund ta përballojë këtë shifër është Premierliga. Nëse Sarri do të marrë drejtimin e ndonjë klubi anglez, atëherë mund ta marrë me vete. Ata të dy kanë një raport mjaft të mirë. Vetëm kjo është mënyra që Hysaj të largohet”, deklaroi menaxheri i shkodranit.