TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti dhe pedagogu Arlind Qori, ka reaguar pas publikimit të lajmit se një 28 vjeçar është dhunuar nga policia në Pogradec, sepse ka goditur gomën e makinës së një polici. Qori thotë se ngjarja që ka ndodhur tregon se policia nuk zbaton ligjin por sillet si një bandë halabakësh.
"E kapën një djalë të ri në Pogradec sepse kishte dëmtuar gomat e makinës personale të një polici. Në vend të zbatonin ligjin, duke e shoqëruar dhe marrë në pyetje me qetësi, policët e kanë rrahur paq duke marrë hakun e shokut të tyre, si të ishin bandë halabakësh që i dalin për zot njëri-tjetrit. Aq e vërtetë është kjo, saqë djali i rrahur tregon se gjatë gjithë kohës u kërkonte falje policëve, a thua se marrëdhëniet nuk i kishte me nëpunës të ftohtë shteti, por me njerëz të cilëve u kishte hyrë në hak personalisht. Të njëjtin raport, ndonëse kësaj radhe me shefin e madh fare, policët e kanë shfaqur edhe kur aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin ndërmorën aksionin me vezë ndaj Edi Ramës. Asokohe, edhe pasi e kishin neutralizuar rezistencën e tyre duke i marrë zvarrë në furgonë, i kanë goditur aktivistët pabesisht në oborrin e komisariatit, ashtu të ndërsyer se kishin guxuar të preknin kryebajraktarin e Shqipërisë."
/TPZ.AL/
