AKTUALITET, 26 Mars 2019, 15:50

Mbyllja e lojërave të fatit në Kosovë, Haradinaj jep njoftimin e rëndësishëm

Mbyllja e lojërave të fatit në Kosovë, Haradinaj jep

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, qeveria e Kosovës ka vendosur që brenda 30 ditëve të përgatitë një ligj të ri për lojërat e fatit.

Kjo iniciativë është propozuar nga Kryeministri Ramush haradinaj i cili ka deklarur se qëllimi i këtij projektligji është është zbatimi i Rezolutës së dalë me datë 22 mars nga Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se, Qeveria ka afat 30 ditor që të procedojë në Kuvend ligjin e ri.

Me këtë ligj parashikohen të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.