AKTUALITET, 14 Mars 2021, 22:16

Mbrojtja e Vjosës nga HEC-et/ Meta: Faleminderit nga zemra Leonardo Di Caprio, e duam dhe do ta mbrojmë lumin tonë


Presidenti Ilir Meta ka reaguar, pasi aktori hollivudian ka mbrojtur publikisht disa herë lumin Vjosa, duke qenë kundër HEC-eve në këtë zonë.

Meta falënderon përzemërsisht aktorin Leonardo Di Caprio, duke shtuar se shqiptarët e duan dhe do ta mbrojnë gjiithmonë Vjosën.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio! ❤️??