AKTUALITET, 14 Mars 2021, 21:57

“Vendim i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”/ Turqia reagon pasi Kosova hapi ambasadën në Jerusalem: Është për të ardhur keq

“Vendim i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”/ Turqia

Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër në ditën kur Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila erdhi pas marrëveshjes së nënshkruar në Ëashington më 4 shtator, kur Kosova dhe Izraeli njohën njëra-tjetrën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, ka thënë se është për të ardhur keq me hapin që ka bërë Kosova, ndërsa ka përmendur gjendjen e vështirë të palestinezëve, duke e krahasuar me të kaluarën e kosovarëve.

“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Turqisë, raporton gazeta Zeri.

Më tej në reagim thuhet se Kosova ka bërë hap të papërgjegjshëm dhe të paligjshëm.

“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”