AKTUALITET, 14 Mars 2021, 18:18

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: 60 përqind e të varfërve në Shqipëri, kërcënohen nga pasiguria ushqimore


Lideri i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në “Instagram” tjetër të dhënë shqetësuese për vendin tonë.

Basha shkruan se 60% e të varfërve në Shqipëri kërcënohen nga pasiguria ushqimore.

“Sa e lartë është pasiguria ushqimore tek shtresat në nevojë?

Përgjigja: 60 përqind. Sipas Bankës Botërore, 60 për qind e popullsisë së varfër në Shqipëri, janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij”, shkruan Basha.