TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një i ri është hedhur nga kati i 3-të i spitalit Covid të këtij qyteti.
Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte disa ditë i shtruar në spital.
Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e tij.
Burime nga policia thanë se i riu është në gjendje të rëndë.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.