AKTUALITET, 14 Mars 2021, 21:10

“Spitali i Fierit si stallë bagëtish”/ Petrit Vasili publikon fotot: Mashtrim i turpshëm i Ramës!

“Spitali i Fierit si stallë bagëtish”/ Petrit Vasili
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se spitali rajonal i Fierit u katandis si një stallë bagëtish. Në një postim në Facebook, duke publikuar edhe disa foto si ishte projekti dhe si u bë, Petrit Vasili thotë se Rama mashtroi me këtë spital. Sipas tij, nga një spital me 427 shtretër do të ketë vetëm 150. “Mashtrimi i turpshëm i Rames me Spitalin e ri te Fierit!. Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku një Spital normal. Por u katandis në një spital fushor lufte, si një stallë bagëtish me vetëm 150 shtretër nga 427 shtretër, qe ka aktualisht. Edi Rama shkel mbi shëndetësinë, që të mashtrojë e të bëjë fushatë dhe degradon çdo gjë. Fotot flasin vete shumë qartë dhe askush nuk mbyll dot sytë përpara tyre”, shkruan Vasili.

Mashtrimi i turpshem i Rames me Spitalin e ri te Fierit!(FOTO). Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku...

Posted by Petrit Vasili on Sunday, March 14, 2021