TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Çikago.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit (lokale). Një i dyshuar i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Çikago. Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 13 të tjerët u plagosën gjithashtu.
Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 44 vjeç, u dërguan në spitalet aty pranë. Të paktën njëri prej tyre ishte në gjendje kritike.