TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, pas tërmetit që shkundi Shqipërinë ditën e sotme. Rama tha se ishte në udhëtim kur ra ky tërmet, por e ka monitoruar situatën nga grupet e Whatsapp dhe përgëzoi autoritetet për menaxhimin e situatës.
"Dua të falenderoj me gjithë zemër, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe gjithë ekipet drejtuese të strukturave të shëndetit shëndetësor, për organizimin e mirë gjatë gjithë orëve pas tërmetin.
Dua të falenderoj edhe Ogertën, që e ka kryer me shumë përgjegjësi dhe rezultat detyrën e saj.
Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren, përcjella e tij, si edhe organizimi kapilar në të gjithë territorin.
Për shkak se nuk u gjenda këtu, por isha në mes të udhëtimit për në SHBA, e konstatova këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale përmes grupeve të Whatsapp që janë organizuar për të ndjekur situate të tilla", u shpreh Rama.
/TPZ.al/