AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 22:50

I “braktisi” të motrën, i riu nga Lezha përplas për vdekje me makinë ish-kunatin

I “braktisi” të motrën, i riu nga Lezha përplas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një person dyshohet është aksidentuar me dashje nga vëllai i ish-bashkëshortes së tij, ndërkohë që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, i riu me iniciale Y.M ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, dhe autori i dyshuar është 32-vjeçari me iniciale A.K. nga Mamurrësi.

Sipas informacioneve paraprake, mes të dyve ka pasur konflikte të mëparshme, të shkaktuara nga divorci i viktimës me motrën e personit që është shpallur në kërkim.