AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 23:48

Nxirren armët në Fushë-Krujë, dy të plagosur, një prej tyre femër

Nxirren armët në Fushë-Krujë, dy të plagosur, një

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak para mesnate në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se të plagosurit sapo kanë mbërritur në Spitalin e Traumës.

Nga raportimet e para që vijnë nga spitali bëhet e ditur se një nga të plagosurit është femër. Dy të plagosurit janë identifikaur si Mariglen Haka dhe Shpresa Basha.