Dy lëkundje të fuqishme kanë tronditur vendin pasditen e sotme.
Lëkundja e parë dhe më e fuqishme ishte 5.6 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë shkundja e dytë ishte 5.3 ballë e shkallës Rihter. Këto dy goditje janë pasuar nga lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.
Dridhjet e tokës kanë shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin brenda në shtëpi, punë, ambiente lokalesh, etj.
Gjithsesi lëkundjet nuk janë ndjerë vetëm nga njerëzit reagime të ndryshme kanë bërë edhe kafshët për të cilat thuhet që i ndjejnë më shumë.
Një video e çuditshme vjen nga peshqit në Manëz. Nga pamjet e filmuara nga një qytetar duken peshqit teksa sillen në një formë aspak të pazakontë pas tërmetit, shkruan JOQ.
Qytetari që ka dërguar videon thotë:
Reagimi i peshqve në Manëz menjëherë pas tërmetit.
“Çmenden” peshqit, pamje të pazakonta filmohen në Manëz on Vidnews.