AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 14:42

Mbledhja e KLP/ Prokuroria Shkodër e Përmet me drejtues të rinj

Mbledhja e KLP/ Prokuroria Shkodër e Përmet me drejtues të rinj

KLP zhvilloi sot mbledhjen e radhës se drejtuar nga zv/kryetari Alfred Balla në mungesë të kryetarit Gent Ibrahimi.

Gjatë mbledhjes së sotme u miratua me 7 vota pro projekt-akti pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodёr. Me 7 vota pro është miratuar caktimi i përkohshëm në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Përmet të z. Asllan Bajramaj.

U miratuan dhe raportet e vlerësimit profesional për subjektet e vetingut për prokurorin Arens Çela e Kleanthi Zeka.