AKTUALITET, 25 Korrik 2021, 10:04

Mbi 39 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve në Indi

Mbi 39 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve

India ka raportuar 39, 742 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 535 pacientë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 420, 551 viktima.

Situata epidemiologjike në Indi vijon të jetë shqetësuese, ndërsa përhapja e varianteve të reja gjithashtu ka shtuar rrezikun e rritjes së infeksioneve.