TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada italiane informon se në konvertimin e patentave shqiptare dhe italiane ka patur probleme.
Pavarësisht se marrëveshja Shqipëri-Itali ka hyrë në fuqi më 12 korrik, duket se ajo nuk është plotësisht funksionale.
Gjithsesi ambasada garanton se po kryhen disa verifikime dhe problemet do të zgjidhen që patentat të konvertohen sa më shpejt.
STATUSI NGA AMBASADA ITALIANE
Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.
https://twitter.com/ItalyinALB/status/1418901778322632714?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1418901778322632714%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmarreveshja-per-patentat-ambasada-italiane-ne-shqiperi-ka-hyre-ne-fuqi-me-12-korrik-por-po-zgjidhim-disa-probleme-teknike%2F