AKTUALITET, 24 Korrik 2021, 22:45

Flakë dhe molotov, protestë kundër vaksinimit me detyrim në Greqi

Flakë dhe molotov, protestë kundër vaksinimit me detyrim në

Vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme një tubim përpara parlamentit të vendit fqinj në Athinë.

Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë.

Përballë frikës nga varianti “Delta” dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve.