AKTUALITET, 24 Korrik 2021, 21:56

Detajet/ Të plagosurit në Tiranë shokë me njëri-tjetrin: Po pinim kafe në lokal, ja kush na qëlloi me armë

Detajet/ Të plagosurit në Tiranë shokë me

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin.

Sipas Balkanweb, ata pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Gjini.

Dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër.

Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua.