AKTUALITET, 24 Korrik 2021, 17:55

Shifra të larta, mbi 2400 të infektuar me COVID-19 në Greqi dhe tetë viktima

Shifra të larta, mbi 2400 të infektuar me COVID-19 në Greqi dhe

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe tetë viktima. Pjesa kryesore e rasteve me COVID-19 janë zbuluar në Atikë, 985 dhe 245 në Selanik. Në total nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja ka arritur në 12890.

E ndërsa situata është alarmante nga infektimet, e ndikuar nga varianti “Delta”, aktualisht në spitale gjendja paraqitet e qetë, pasi janë vetëm 133 pacientë të shtruar.

Ekspertët grekë kanë paralajmëruar që gushti do të jetë muaji që do të shënojë rritje të larta nga infektimet që mund të thyejë edhe rekordin, që u regjistrua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste brenda një dite.