AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 21:12

Dhjetëra të vrarë në Siri, mes tyre edhe 12 fëmijë

Dhjetëra të vrarë në Siri, mes tyre edhe 12 fëmijë

Të paktën 39 persona, mes të cilëve edhe 12 fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim, i cili shembi një ndërtesë, në provincën e Idlibit në Siri.

Ndërtesa në qytetin Sarmada thuhet se përmbante municione që i përkasin një tregtari armësh.

Dhjetëra njerëz mendohet se kanë mbetur ende mes rrënojave. Idlib është zona e fundit që mbahet ende nga rebelët dhe besohet të jetë objektivi i radhës i forcave siriane.

Në muajt e fundit, qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka bërë përparime të mëdha në ofensivën e saj kundër rebelëve në Siri.