TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha është ndalur tek rritja e çmimit të bukës dhe të ushqimeve të tjera të shportës.
Ai tha se Grupi i PD do të propozojë uljen e TVSH për këto ushqime nga 20% në 10%.Ai po ashtu u shpreh se PD nuk do të rrijë vetëm në rrafshin e denoncimeve por është në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë.
“E para ku dua të ndalem sot është gjendja me të cilën ballafaqohen shqiptarët sot. Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhënat që çdo prind e prek në tavolinën e bukës dhe kjo është varfëria ekstreme e cila po shërbehet nga rritja galopante e çmimeve.
Nisi me bukën por është shtrirë me ushqimet e tjera të shportës, gazit, energjisë, ujit. Ne nuk mund të rrimë në rrafshin e denoncimeve pavarësisht se fajtori dihet, mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për ortakët e vet që parate i çon nga qytetarët tek këto xhepa.
Grupi Parlamentar i PD do të depozitojë në kohën më të shkurtër propozimin për të vendosur uljen e TVSH mbi mallrat e shportës nga 20 në 10%. Ky nuk është thjesht një propozim politik. Ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme. E dyta ka të bëjë me faktin se pse jemi ne në parlament. Jemi për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend e cila është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”- tha Basha.