TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kriza e rëndë politike që ka përfshirë Italinë tashmë ka kaluar në dorë të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, i cili ka përgjegjësinë kushtetuese dhe morale t`i dalë për Zot vendit.
Pavarësisht faktit se, premtoi që do të vendoste sa më shpejt, Presidenti i Republikës së fundmi pranoi kërkesën e grupeve parlamentare për më shumë kohë. Ai ka vendosur ultimatum deri ditën e Mërkurë, si afati i fundit për partitë që të arrijnë një marrëveshje mes tyre.
Në të kundërt, italianët do t`i drejtohen kutive të votimit. Kjo e fundit shihet si zgjidhja më pak e preferuar, pasi rrezikon të mos t`i japë dot fund krizës. Kështu, deri të Mërkurën, Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet do të duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të formojnë një qeveri koalicioni mes tyre.
Pika e parë që duhet të zgjidhin është ajo mbi emrin e Kryeministrit të ardhshëm. Kështu, deri të Mërkurën, 5 yjet dhe Partia Demokratike duhet të dorëzojnë te Presidenti emrin e Kryeministrit të ri, ose Presidenti do të shpërbëjë dhomat e parlamentit. Ky është pakti. Palët kanë 5 ditë kohë për të shmangur zgjedhjet në fillim të Nëntorit.