TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.