AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 14:05

‘Babalja’/ PD shigjeton Prokurorinë: Agron Xhafaj nuk u hetua kurë

‘Babalja’/ PD shigjeton Prokurorinë: Agron Xhafaj nuk u hetua

Partia Demokratike ka reaguar përsëri lidhur me çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj PD akuzon Prokurorinë se nuk ka hetuar Agron Xhafaj për përfshirje në trafik droge, i zbuluar nga audio përgjimi i “Babales”.

Deputeti i PD deklaroi se Prokuroria nuk heton krimin, po denoncuesit.

Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, aspo u publikua materialin audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës.”-Tha Alibeaj.

Deklarata:

Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama përmes veglave në prokurori nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët.

Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, aspo u publikua materialin audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë.

Çfarë është bërë me personat që shfaqen ne materialin gazetarit. Rama ka instaluar një shtet privat mafioz. Prokuroria përdoret nga Rama si zyrë e propagandës për manipulimin publik. TPZ.AL