TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimit të Enkelejd Alibeaj selia e PD-së përmes deputetit Gazmend Bardhi ka akuzuar Prokurorinë se është kthyer në një celulë kriminale lidhur me rastin “Babalja”.
Përmes një deklarate për shtyp Bardhi tha se është fabrikuar një aktor i shantazhuar nga policia për të deklaruar se ishte imituesi i zërit të Agron Xhafaj.
“Edi Rama dy ditë pas audiopërgjimit tha se zëri nuk ishte i Agron Xhafaj dhe se ishin akuza për t’i hedhur baltë ministrit Xhafaj.
Shqiptarët e dëgjuan vetë që aktori jo vetëm që nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit.”- Shpjegoi deputeti demokrat.
Deklarata:
Edi Rama dy ditë pas audiopërgjimit tha se zëri nuk ishte i Agron Xhafaj dhe se ishin akuza për t’i hedhur baltë ministrit Xhafaj.
Shqiptarët e dëgjuan vetë që aktori jo vetëm që nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit.
Ky aktor ishte dërguar në Prokurori përpara se të takonte Taulant Ballën. Akt mafioz i shtetit. Aktori Edi Ramës tregon se është dërguar tek një prokuror, i cili është Gentian Osmani. Aktori pohon se është shoqëruar me makinë nga drejtori i Policisë.
Çdo shqiptar ka pritur hetim të pavarur të cështjes dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej. Por ne e kemi bërë të ditur se nuk do të ketë hetim të pavarur sa kohë që vëllai i Agron Xhafaj është ministër i Brendshëm.
Eskpertët britanikë kanë dalë në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafaj. Prokuroria ka qenë vegël e qeverisë në këtë histori.
Donika Prela shërbëtorja e Fatmir Xhafaj, është futur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbrojtur të vëllain e ministrit, pas zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Edi Rama ka qenë regjisori i këtij skandali.
U fabrikua një aktor për zërin e xhafajt. Aktori është një prodhim amator i Ramës. Aktori është dërguar natën te një prokuror. Prokurorët noterizuan atë çfarë ju dërgua. Aktori u shoqërua me makinë nga kreu i policisë. Mostrat e zërit të Agron Xhafajt i mori vartësi i Fatmir Xhafajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në celulë kriminale. TPZ.AL