AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 15:39

Policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mat, kush janë punonjësit e Bashkisë

Policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mat, kush janë

Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në konfliktin në Mat.

Ndryshe sa u tha fillimisht se kishte dy persona të vdekur, Policia konfirmon se ka një të vdekur, i cili është identifikuar si Mentor Hoxha.

Dy të plagosurit janë identifikuar si Xen Aliaj dhe Astrit Hani.

Autori që dyshohet se ka qëlluar mbi punonjësit e Bashkisë është Kujtim Hoxha.