TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas debateve të mëdha që prodhoi çështja ‘Shullazi’, Arta Marku është vënë sërish në qendër të vëmendjes. “BalkanWeb” mëson se këtë herë kryeprokurorja e përkohshme është paditur nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj për shkak të transferimit të saj në Prokurorinë e Pukës.
Bëhet e ditur se Muhametaj ka depozituar padinë e saj në Gjykatën Administrative, ku kërkon shfuqizimin e urdhrit të dhënë nga Marku, për transferimin e saj në Pukë. Në padinë e saj Muhametaj pretendon se është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, ndërsa shton se Marku ka tejkaluar kompetencat.
Kujtojmë se përveç Muhametajt, Marku transferoi edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çelën nga Prokuroria për Krime te Rënda, në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmatajn në Pogradec.
Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.