TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e arit në Lojrat Olimpike në Tokio. Në finale, Distria u ndesh me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.
Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë. Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.
Gjatë marrjes së medaljes, Krasniqi u përlot, ndërkohë që luhej edhe himni i Kosovës në sfond. Krasniqi e ka ngritur lart flamurin e Kosovës dhe ka shkaktuar reagime të shumta në shtypin ndërkombëtar.
Foto më poshtë nga momentet magjike!
[gallery ids="548577,548578,548579,548580,548581,548582,548583,548584,548585,548586,548587,548588,548589,548590,548591,548592,548593,548594,548595,548596"]