AKTUALITET, 24 Korrik 2021, 14:21

Tërmeti shkakton dëme materiale në Greqi, çarje muresh e thyerje xhamash

Mediat greke publikojnë pamje të reja nga tërmeti i fortë, që tronditi sot zonën e Heralionit.

Siç shihet në foto, tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme, duke thyer dritare e çarë mure.

Lëkundja ishte me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, ndërsa ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.

Ata kanë pësuar dëme të mëdha nëpër shtëpi, ndërsa pronarët e marketeve dhe lokaleve u përballën në mëngjes me produkte e sende të rëna në tokë, kur hapën dyert e bizneseve të tyre.