AKTUALITET, 24 Korrik 2021, 14:31

Ndaluan të furnizojnë makinën me karburant, disa persona marrin xhiron ditore dhe ia mbathin

Ndaluan të furnizojnë makinën me karburant, disa persona marrin

Disa persona kanë grabitur një pikë karburanti mesditën e sotme në Shijak.

Policia njofton se ata kanë ndaluar të furnizojnë makinën me karburant dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar me iniciale E.G. duke u larguar me shpejtësi.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të gjetur provat e nevojshme për identifikimin e autorëve.

“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.