TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli në emisionin “Real Story” në News24 edhe për largimin e Besa Shahinit si ministre arsimi në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Veliaj tha se ky është një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, ka të drejtën e ndryshimeve.
“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.
Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, – tha kryebashkiaku.