TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ende pa u themeluar zyrtarisht në KQZ, partia e re ‘Nisma’ duket se ka marrë bekimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Kim ka zhvilluar një takim me deputeten Rudina Hajdari si dhe me aktivistë të tjerë të kësaj partie të re që është ende në embrion, përfshirë Pano Sokon, Rezart Priftin dhe Endri Shabanin.
Nuk dihet se cilat kanë qenë temat konkrete të bisedimit mes të pranishmëve në tryezë, por siç shihet dhe nga pamjet të gjithë duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrin, e duket se dhe diskutimet kanë qenë mjaft të hareshme.
Mbetet për tu parë se kur Nisma do të zyrtarizojë emrin e saj në KQZ, dhe nëse do të garojë e vetme në zgjedhje, apo do të bëjë koalicione me forca të tjera politike.