TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti brazilian Kaka, lojtari i fundit i quajtur lojtari më i mirë në botë, para se të fillonte “duopoli”, Kristiano Ronaldo dhe Mesi, ka qenë i impresionuar nga Luka Modriç.
"Luka Modric na ka treguar se sa e lehtë është të luaj futboll. Më besonin, se është shumë e vështirë, veçanërisht në Kupën e Botës. Për të është si të vallëzojë! Ai është një lojtar i pabesueshëm sot në nivelin më të lartë. Ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, tani është në finalen e Kupës së Botës dhe e meriton të jetë fituesi i ardhshëm i ‘Topit të Artë’”, citohet Kaka nga faqja zyrtare e FIFA-s.
/TPZ.Al/