TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur flet ai, gjithmonë është lajm. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, Diego Armando Maradona ka komentuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me futbollin e sotëm.
Argjentinasi ka folur edhe për trofetë personalë të dy lojtarëve të momentit, Kristiano Ronaldos dhe Liones Mesit: “Nëse unë do të luaja në këtë kohë futboll, do të kisha më shumë “Topa të artë” se Ronaldo e di Mesi”.
Po ashtu, Maradona komentoi edhe çështjen “Bejl”: “Nuk do ta kisha shitur. I kam thënë Florentino Peresit të blinte Mbapenë para se të shkonte te PSG”. Në fund edhe një vlerësim për CR7: “Është një mrekulli”.